Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Atletico Madrid, vlerësime për debutimin e Keidi Bares në Kupën e Mbretit

Keidi Bare debutoi në këtë sezon me ekipin e parë të Atleticos së Madridit. Talenti shqiptar ishte titullar në sfidën e Kupës së Mbretit, ku “Colchoneros” barazuan 1-1 në fushën e Elches, duke shtyrë për çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit.

Paraqitja e Bares u vlerësua për volumin e madh të punës së krijuar në krahun e djathtë të mesfushës, por edhe në qendër, duke mos bërë gabime.

Loja e 20-vjeçarit lë vend për optimizëm për të ardhmen, ndërsa në vlerësimet e mediave iberike, ai u paraqit më mirë krahasuar me dy yjet e skuadrës, Fernando Torres dhe argjentinasi Vietto, të cilët shpërdoruan shumë raste përpara portës.

Kapiteni i përfaqësueses Shpresa luajti për afro një orë, përpara se ti linte vendin në fushë një tjetër talenti të akademisë së Atleticos, Antonio Moyas, i cili regjistroi ndeshjen e parë në karrierë nën urdhërat e trajnerit Simeone.

Pas paraqitjes në Kupën e Mbretit, tashmë Keidi Bare pret edhe debutimin në La Liga në këtë edicion, pasi deri më tani ka qenë titullar fiks në ekipin e dytë të Atleticos së Madridit në Segunda Division.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...