Atletico e Madridit dhe Valencia kualifikohen në çerekfnale të Kupës së Mbretit. “Los Colchoneros” shkatërruan 4-0 modestët e Lleidas, ndërkohë që e kishin hipotekuar kalimin në fazën tjetër që në ndeshjen e vajtjes me suksesin 0-3. Siemone aktivizoi titullar në këtë sfidë të kthimit Diego Costan, që u zëvendësua në të 62-ën nga Gamiero. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë nga Carrasco, Gameiro dhe Vitolo.
Valencia fitoi thellë 4-0 me Las Palmasin, që kishte mundur të barazonte 1-1 një javë më parë në fushën e saj. Shkëlqeu në këtë takim Vieto me tregolësh, ndërsa finalizimi tjetër mban firmën e Maksimovic.