Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico, fitore në frymën e fundit ndaj Sociedadit, -6 nga Barça

Nëse Barcelona la dy pikë në shtëpi me Celta Vigon, nuk bën të njëjtin gabim Atletico e Madridit. Skuadra e Simeones fitoi 2-1 me Real Sociedadit në “Wanda Metropolitano”, falë golit të Antoine Griezmann 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ekipi nga San Sebastiani kaloi i pari në avantazh me Willian Jose në minutën e 29-të, me 11-metësh, ndërsa reagimi i Los Colchoneros erdhi në pjesën e dytë, ku fillimisht realizoi Felipe Luis në minutën e 63-të.

Pas shumë përpjekjesh madrilenët e gjetën edhe golin e fitores me të zakonshmin Grizmann, atëherë kur ndeshja po i drejtohej fundit. Atletico me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve, 6 më pak se Barça.

Edhe Sevilla rikuperoi dy pikë nga kryesuesit, pas fitores 2-0 në shtëpi përballë Deportivo La Corunas. Edhe pa trajnerin Eduardo Berizzo, andaluzianët nuk gabuan dhe shënuan në fundin e pjesës së parë me Ben Yedder. Ndeshja u mbyll me golin e Krohn-Dehlit, që i lejon Sevillas të qëndrojë në zonën e lartë të renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...