Merkato

Atletico e Madridit, emisarë për të vëzhguar Timo Werner

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, Atletico e Madridit ka dërguar vëzhgues në Gjermani për të ndjekur nga afër Timo Werner në ndeshjen e fituar nga Leipzigi kundër Freiburgut. Sulmuesi 21-vjeçar mund të jetë një nga objektivat kryesorë të “Los Colchoneros” në rast se Antoine Griezmann vendos të largohet nga madrilenët. Kontrata aktuale e Werner me Leipizgu përfundon në vitin 2020 dhe drejtuesit e klubit gjerman kanë këmbëmgulur se nuk duan ta humbasin sulmuesin dhe janë duke punuar për t’i rinovuar kontratën me rritje të ndjeshme të pagës. Gjithsesi, përballë një ofertë të majme të Atleticos, ky qëndrim mund të ndryshojë.

To Top