Fitore e thellë 2-5 e Atleticos së Madridit në fushën e Sevillas, me trajnerin Vincenzo Montella që merr një leksion të vërtetë nga Diego Pablo Simeone. “Los Colchoneros” ishin thjesht të papërbajtshëm në transfertën andaluzianë, duke e çuar rezultatit në 0-5 për të lëshuar disi në fund, por pa ndonjë efekt. Diego Costa realizoi i pari, ndërsa Antione Griezmann dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Sulmuesi francez e gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën në pjesën e dytë (një me 11-metërsh), por mes finalizimeve të tij në këtë fraksion shënoi edhe Koke. Pra, Griezmann e mbylli me tregolësh, duke marrë me vete topin e sfidës. Rrjetat e Sarabias dhe Nolitos në fund të takimit vlejtën vetëm për statistikë.
Fitore të rëndësishme mori edhe Valencia, që triumfoi 2-1 përballë Real Sociedadit. Heroi i ekipit Valencian rezultoi S. Mina me një dygolësh, ndërsa finalizimi i baskëve mban firmën e Oyarzabal.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...