Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Asnjë surprizë, Guri nderon Kukësin, Reginaldo ndëshkon Luftëtarin

Asnjë surprizë, Kukësi dhe Laçi janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët mposhtën 1-0 Tiranën në çerekfinalen e kthimit me një gol të Gurit në minutat e para duke shuar kështu ëndrrën e bardhebluve për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Kupa ishte kompeticioni  i vetëm nëpërmjet të cilit bardheblutë e Ze Marias mund të siguronin kualifikimin në Kupat e Europës por Tirana nuk ja doli dot pasi me rezultat të përgjithshëm 2-1 ishte Kukësi që avancoi në gjysmëfinale. Tirana ishte edhe e pafat në këtë sfidë pasi në minutën e 89-të goditi shtyllën me sulmuesin anglez N’goo që në rast se do të kishte realizuar do ta çonte ndeshjen në shtesë.  Megjithatë duhet theksuar se Kukësit iu anulua një gol i rregullt i Bakajt në pjesën e dytë për një pozicion jashtë loje që nuk ishte. Në Gjirokastër ndërkohë Laçi jo vetëm që mbrojti me fanatizëm suksesin 3-0 të ndeshjes së parë por triumfoi edhe në sfidën e kthimit me rezultatin 1-0 falë golit të ishit të madh Reginaldo. Luftëtari ja bëri me të thjeshta gjërat kurbinasve pasi trajneri Hasan Lika e nisi sfidën me linjat e dyta në 11-shen titullare. Megjithatë as hyrja në fushë e treshes së frikshme Abazaj-Bregu-Rroca nuk dha efekt me Reginaldon që në minutën e 50-të shënoi golin që vulosi kualifikimin e Laçit në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...