Kategoria e Parë

Arvist Gjata: Dua Superioren me Dinamon

Dy gola të shënuar këtë sezon me Dinamon dhe një nga liderët e skuadrës së Igli Allmuçës në fushën e lojës. Mesfushori 30-vjeçar Arvist Gjata mbetet një nga pikat e referimit të skuadrës kryeqytetase, që vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, edhe pse këtë sezon po bën një paraqitje më pozitive, pasi momentalisht nuk bën pjesë në betejën e mbijetesës.

“Kemi mbyllur pjesën e parë pozitivisht. Elementët e rinj janë alternuar me gardën e vjetër. Fazën tjetër do të jemi edhe më mirë. Kemi në përbërje lojtarë të mirë”.

Objektivi i klubit është renditja mes 5 të parëve të grupit për të luftuar në fazën e fundit me më të fortët, por Gjata bën thirrje që hapat të hidhen një nga një.

“Objektivi ynnë është që t’i marrim ndeshjet një nga një por synojmë të renditemi mes 5 të parëve. Shpresoj shumë që të rikthehem në superiore unë bashkë me Dinamon”.

Pas 12 javëve rë para në Grupin A të Kategorisë së Parë, Dinamo renditet në vendin e 5 me 17 pikë, 12 më pak se Kastrioti kryesues.

 

To Top