Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali zgjedh pasuesin e Wenger, do të jetë Unai Emery

Arsenali zgjedh Unai Emery. Do të jetë spanjolli i cili vetëm pak ditë më parë u largua zyrtarisht nga PSG, pasuesi i Arsene Wenger në stolin e topçinjëve të Londrës. Atëhere kur të gjitha rrugët të çonin të ndihmësi i Pep Guardiolës, ish mesfushori i Arsenalit Mikel Arteta, drejtuesit e klub londinez kanë vendosur tia besojnë pankinën e skuadrës një trajneri me eksperiencë dhe që ka fituar disa trofe në karrierën e tij, duke zgjedhur pikërisht Unai Emery. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në ditët e ardhshme. Emri i Emery ishte përmendur edhe si pasues i mundshëm i Sarrit në stolin e Napolit, por pas eksperiencave me Spartakun e Moskës, Sevillan dhe PSG, spanjolli do të drejtojë në Premier League teksa do të ulet në stolin e Arsenalit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...