Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali studion kandidaturat për stolin, Wenger i ka orët të numëruara

Duket se orët e Arsen Wenger në krye të stolit të Arsenalit janë të numërura. Edhe pse për një gjë të tillë u përfol shumë edhe në verë, por në fund francezi vazhdoi aventurën  e tij në Emirates Stadium, situata tashmë duket ndryshe sepse edhe durimi e ka një kufi. Fundi kampionatit është ende larg, por teorikisht shanset që topcinjtë e Londrës të sigurojnë një biletë për në Champions Leage duken fare të pakta. Shansi i fundit për t’ia siguruar vetes pjesëmarrjen në këtë kompeticion është fitimi i Europa League, por edhe aty asgjë nuk është e garantuar.

Në Angli mediat kanë shpalosur dhe emrat e disa kandidatëve që mund të marrin drejtimin e Arsenalit në fund të sezonit.
Leonardo Jardim trajneri i Monacos. 43-vjeçari prej 4 sezonesh drejton skuadrën nga Principata. Vitin e kaluar arriti të fitonte dhe titullin kampion në Francë. Fizionomia e Jardim është pak a shumë e njëjtë me Wenger. I pëlqen të punojë me lojtarë të rinjë në moshë dhe t’i rrisë vetë ata, gjithashtu dhe stili i lojës është gati i njëjtë me Arsenalin. Pavarësisht se i janë larguar nga skuadra disa futbollistë cilësorë, me në krye Kilian Mbappe, Monaco vazhdon të prodhojë futboll të bukur, duke mbajtur dhe vendin e dytë në kampionat.

Carlo Ancelotti është një tjëtër pretendent. Italiani mometalisht pas mbylli aventurën te Bayerni i Mynihut ka vendosur të qëndrojë pushim. Ancelotti është një njohës i mirë i futbollit në Angli, pasi më herët ai ka drejtuar skuadrën e Chelsea-it. Në moshën 58-vjeçare ai vazhdon të jetë në listën e trajnerve big.

Një tjetër italian në listë, Masimiliano Allegri. Në verë emri i tij u lakua shpesh rreth ambjneteve të Arsenalit, ndërkohë sërish tekniku i Juventusit shihet si një opsion i mundshëm.

Listën e mbyllin Brendan Rogers, i cili gjithashtu është një njohës i  mirë i kampionatit anglez. Në 2014 Liverpooli nën drejtimin e tij ishte shumë pranë titullit kampion, kandidatura e radhës është Johachim Low.

Katër emra, të cilët me filozofinë e tyre të lojës i përafrohen shumë asaj çka dëshirojnë në ambjentet e klubit londinez. Sidoqoftë deri në verë gjithcka mund të ndodhë. Wenger mund të jetë sërish në krye të Arsenalit ose ndoshta për topçinjtë e Londrës do të nisë një epokë e re me një trajner të ri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...