Premier League

Arsenali mendon për Luis Enriquen, përshpejtohet largimi i Wenger

Jo vetëm Chelsea, pasi për Luis Enriquen ish trajnerin e Barcelonës interesohet edhe Arsenali. Trajneri asturian i cili ka qëndruar pushim gjatë këtij viti pas 3 sezoneve fantastikë me Barcelonën, shikohet nga drejtuesit e Arsenalit si pasuesi ideal i Arsene Wenger i cili edhe pse ka kontratë me topcinjtë e Londrës deri në 2019-ën mund të largohet gjatë kësaj vere nëse skuadra nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Uefa Champions League për sezonin e ardhshëm. Pas 22 viteve në stolin e Arsenalit Wenger mund të përshpejtojë largimin e tij nga Emirates Stadium, për ti hapur dyert spanjollit Luis Enrique i cili preferohet edhe nga presidenti i Chelsea-it, Roman Abramovich.

To Top