Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenal – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare

Për herë të parë pas plot 22 sezoneve Tottenham Hotspur fitoi rivalitetin historik në veri të Londrës me klubin e Arsenalit, teksa e mbylli edicionin e kaluar të Premier League-s më mirë sesa “topcinjtë”, duke konfirmuar ndryshimin e madh që ka ndodhur këto vitet e fundit në derbin më të ndjerë të kryeqytetit britanik. Të shtunën, në orën 13:30, në stadiumin “Emirates” dy klubet do të përballen përsëri dhe sërish në klasifikim “Spurs” pozicionohen më lart, ndonëse pas 11 javëve kampionat bëhet fjalë për vetëm 4 pikë. “Gjelat” janë futur me arrogancë në “big six” dhe administrimi i zgjuar i Levy-t tashmë është shndërruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në një kërcënim serioz për vetë Arsenalin, që ka mbetur në vend dhe duket se ka humbur ndjeshëm terren krahasuar me skuadrat e mëdha të Premiershipit, madje, sikur të mos mjaftonin 11 pikët diferencë me “spurs” sezonin e kaluar, për herë të parë në epokën Wenger “topcinjtë” dështuan për t’u kualifikuar për në Champions League. Vendasit janë në ecurinë më negative në historinë e përballjeve ndërmjet tyre, teksa kanë humbur 2 dhe barazuar 4 nga 6 ndeshjet e fundit, për më tepër bëhet fjalë edhe për një sfidë personale ndërmjet dy trajnerëve, pasi që kur ka vënë këmbë në veri të Londrës 45-vjecari argjentinas nuk njeh humbje me veteranin francez. Gjatë javës Pochettino ka shprehur admirimin e tij për 68-vjecarin nga Alsasa dhe, pavarësisht mungesës së trofeve, trajneri argjentinas do të donte shumë për të qëndruar po aq gjatë në krye të një klubi si Tottenham-i, pasi gjendja financiare është e shkëlqyer dhe mbi të gjitha “spurs” po imitojnë pikërisht modelin e Arsenalit, teksa pritet që të përfitojnë shuma marramendëse nga shitja e lojtarëve të tillë si Harry Kane, Dele Alli, Christian Erikssen apo Danny Rose.

Politika e “gjelave” është e qartë dhe e kuptueshme, megjithatë, në krahun tjetër, trajnerit Arsene Wenger po i mbaron koha dhe i kërkohen trofe, në një sezon kur dihet klubi nuk ka impenjime në Champions, por në Europa League. Sidoqoftë, situata është krejtësisht e kundërt, pasi nga “gunners” bëhet gati për t’u larguar dyshja Mesut Ozil – Alexis Sanchez, që janë lojtarë thelbësorë, në një kohë kur në shtypin britanik së fundmi hamendësohet se trajneri francez ka shënjestruar tre futbollistë të United, si Marouane Fellaini, Anthony Martial dhe Luke Shaw. Arsenali në “Emirates” ka fituar 10 ndeshjet e fundit në Premiership, duke ruajtur të paprekur rrjetën në shtatë prej tyre, ndërkaq “spurs” në krahun tjetër kanë fituar 6 nga 7 takimet e fundit jashtë fushe, duke shënuar plot 25 gola gjithsej. Si Wenger ashtu edhe Pochettino do të duhet të vendosin pak përpara fillimit të takimit në lidhje me formacionin, për shkak të problemeve të shumta fizike me lojtarë të ndryshëm, për më tepër futbollistët e të dy ekipeve paraqiten në këtë duel pas impenjimeve të ndryshme me përfaqësueset, ku e pësoi gjithashtu edhe Toby Alderweireld, një ndër mbrojtësit më të mirë të Premier League-s, që do të mungojë për “Spurs” deri në prag të Krishtlindjes. Derbi i Veriut të Londrës pritet gjithashtu me tepër interes edhe për faktin që Tottenham-i ka fituar vetëm një herë në 25 vitet e fundit në “Highbury” apo “Emirates”, gjithsesi ndeshja i është besuar 49-vjecarit me shumë eksperiencë Mike Dean dhe të gjithë të apasionuarit e futbollit anglez do të kenë mundësi për ta shijuar live dhe ekskluzivisht në Supersport 2.

Arsenal:(3-4-2-1):Cech,Koscielny,Mustafi,Monreal,Bellerin,Ramsey,Xhaka,Kolasinac,Ozil, Sanchez, Lacazzete.

Tottenham:(3-5-1-1):Lloris, Vertonghen, Dier, Sanchez,Trippier, Sissoko, Dembele,Eriksen, Davies, Dele Alli, Kane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...