Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Armstrong i lumtur, fiton betejën me postën amerikane

NEW YORK, NY - MARCH 06: (EXCLUSIVE COVERAGE) Former professional road racing cyclist Lance Armstrong visits the SiriusXM Studios on March 6, 2017 in New York City. (Photo by Astrid Stawiarz/Getty Images)

Lance Armstrong shënon fitoren e fundit! Teksani ia del që të mbyllë çështjen e ngritur kundër tij nga posta amerikane, sponsori i tij në vitet kur ai rezultoi të ishte protagonisti i sismemit doping më të sofistikuar që është parë ndonjëherë në historinë e sportit, falë të cilit Armstrong u ngjit në fronin e Turneve çiklistike nga viti 1999 në 2005, suksese që pas zbulimit të dopingut u kthyen në pluhur.

 “Jam shumë i lumtur që tashmë mund ti kthehem jetës time normale. Më në fund mund të vazhdoj të bëj përpara. Kam vërtet shumë gjëra për të bërë, 5 fëmijët dhe bashkëshortja janë prioriteti por më presin dhe shumë projekte emocionuese si libra apo filma me subjekt historinë time në luftën dhe mbijetetesën ndaj kancerit dhe pasionit tim për kopmeticionet çiklistike. Më presin gjëra të bukura përpara”, shkruan Armstrong në një komunikatë për shtyp.

Por për t’iu rikthyer edhe njëherë asaj që ndodhi kujtojmë se në muajin maj pritej të zhvillohej procesi ndaj Armstrong, i cili akuzohet nga sponsori i tij Us Postal, pra posta amerikane për shpërdorim të financimit përgjatë viteve që ai përdorte doping. Me pak fjalë përdorimin e parave të sposnorizimit për të financuar dhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë sistemin e dopingut që i lejonte teksanit të mos kishte rivalë në garim. Një skemë që shkelte rregullat dhe moralin sportiv e zbuluar vetëm në vitin 2012 nga Agjensia Antidoping e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me çiklistin 46 vjecar që pranoi dhe rrefeu gjithçka më pas në një program televiziv gjatë vitit 2013.
Tashmë marrëveshja është arritur, Armstrong, i cili u akuzua nga ish shoku i skuadrës Floyd Landis e më pas nga insitucione të larta qeveritare, rrezikonte të paguante një dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh. Por asgjë nga këto nuk ndodhi me Armstrong që i shpëton tashmë një procesi publik që do të kishte efekt mediatik dhe i duhet të paguajë vetëm 5 milionë dollarë 1,65 prej të cilave do të shkojnë si dëmshpërblim për shokun e skuadrës Floyd Landis. Gjithçka u mbyll, gjithçka përfundoi e tashmë pas jetës së dytë të fituar nga beteja kundër kancerit Armstrong është gati për kapitullin e tretë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...