Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arena Kombëtare, në garë për finalen e Superkupës së Europës për Vitin 2020

“Arena Kombëtare” është një nga 9 kandidaturat zyrtare për zhvillimin e Superkupës së Europës për vitin 2020. Është vetë qeveria europiane e futbollit që ka publikuar në faqen e saj emrat e vendeve me stadiumet respektive që synojnë të organizojnë ndeshjen mes fitueses së Champions Leagues dhe asaj të Europa Leagues për sezonin 2019 – 2020.

9 federatat që kane plotësuar dokumentacionin për këtë event janë:

 

1 – Shqipëria me “Arena Kombëtare”, Tiranë

2 – Bjellorusia me “Dinamo Stadium”, Minks

3 – Finlanda me “Helsinki Olympic Stadium”

4 – Franca me “Grand Stade de Nice”

5 – Izraeli me “Sami Ofer”, Haifa

6 – Kazakistani me “Almaty Central Stadium”

7 – Moldavia, me “Zimbru Stadium” Kishiniev

8 – Irlanda e Veriut me “National Football Stadium”, Belfast

9 – Portugalia me “Dragão Stadium”, Porto.

 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë kandidaturën fituese në maj të këtij viti.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...