Vala Superliga

Arbnor Morina jep dorëheqjen, drejtimin e Gjilanit e merr Alban Hyseni

Arbnor Morina nuk është më trajner i Gjilanit. Trajneri nga Prishtina ka dhënë dorëheqjen nga detyra, të cilën ia ka pranuar edhe kryetari i klubit Florim Zuka. Të njëjtën gjë Morina kishte bërë edhe pas eliminimit në Digitalb Kupa e Kosovësm, por që atëherë i ishte refuzuar.  Arsyet e vendimit Arbnor Morina i tregon nëpërmjet një positimi në rrjetet sociale.

“Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC. “Gjilani”, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha familjet gjilanase që edhe në këtë situate më kanë kontaktuar e motivuar për punë.

Përherë mirënjohës e falënderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlersuan lart punën time.

Faleminderit shtabit teknik, Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeutëve të klubit që ishin gjithmonë të gatshëm që me përpikmëri të kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djathtë për dy vite pune.

Faleminderit djelmoshave futbollistë që nuk e kursyen asnjëherë as atomin e fundit në lojë.

Nga Gjilani, po kthehem me një bagazh miqsh të rinj, familjen Zuka dhe te tjerët, kështu duke e cilësuar veten sërish si një ndër njerëzit më të pasur falë miqve.

Me bindje të thellë them se SC.Gjilani është në rrugën e duhur për t’u bërë klub i madh, ndonëse kjo shumë kujt po i pengon.

Me shumë respekt, Arbnori!

Drejtimin e Gjilanit, deri në një vendim të dytë do ta marrë Alban Hyseni, ish-ndihmësi i Morinës.

 

To Top