Basketboll

Arben Fetahu, presidenti i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës

Arben Fetahu është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në kuvendin e jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri, Fetahu fitoi garën me kundërkanditatin Artan Rugova, pasi mori shumicën e votave nga 40 delegatët me të drejtë vote. Për zgjedhjen e kryetarit të ri, fillimisht delegatët me shumicë votash vendosën që votimi të bëhej i mbyllur, mënyrë votimi e cila nuk ishte aplikuar në të kaluarën. Pasi të gjithë delegatët votuan një nga një, numërimi rezultoi me 22 vota për Arben Fetahun dhe 18 për Artan Rugovën.

I emocionuar, por njëkohësisht mjaft i përmbajtur, kryetari i ri u zotua për të përmbushur përgjegjësite e reja, përgjatë kohës sa do të jetë në krye të FBK-së:

Fetahu tregoi edhe prioritetet e tij për këtë mandat. Në anën tjetër kundërkandidati Artan Rugova, edhe pse uroi kryetarin e ri, nuk u shpreh aspak optimist për të ardhmen e basketbollit të Kosovës.

Me zgjedhjen e tij ne krye te FBK-së Arben Fetahu zëvendëson Errolld Belegun, i cili ishtë dorëhequr nga posti i kryetarit rreth një muaj më parë. Ky për Fetahun është gjysmë mandat, sepse në vitin 2020 do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryesinë e re.

To Top