Boks

Anthony Joshua mbron titujt, Takam “bie” me “knockout” teknik

Anthony Joshua mbron titujt kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA në peshat e rënda, duke triumfuar me “knockout” teknik në raundin e 10-të ndaj Carlos Takam, në një përballje mjaft të rivalizuar, që u zhvillua para 80 mijë shikuesve në Kardif.

Për të pamposhturin Joshua ky ishte suksesi i 20-të në po kaq përballje, duke përmbushur pritshmëritë të të apasionuarve të boksit. Takam, në fakt ishte një emër jo i njohur për publikun, pasi vetëm tri javë më parë u vendos që të ndeshej me Joshuan, për shkak të tërheqjes për arsye dëmtimi të bullgarit, Kubrat Pulev. Takam mundi të rezistonte për plot 10 raunde, deri në momentin kur gjyqtari vendosi ta mbyllte duelin.  Joshua u shfaq superior në ring, por në raundin e dytë pati një dëmtim, që i shkaktoi gjakderdhje në hundë.

Gjithsesi, në raundin e katërt Takam dha sinjalet e para se nuk do të mund ta përballonte deri në fund furinë e kampionit të botës. Në raundin e shtatë Takam u hodh në sulm, por reagimi i Joshua ishte i menjëhershëm, derisa në raundin e 10-të gjyqtari vendosi ndërprerjen e lojës, duke i dhënë fitoren me “knockout” teknik britanikut.

To Top