Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Antalia, destinacioni i preferuar për fazën përgatitore

Me shtyrjen e rifillimit të kampionatit tashmë skuadrat po mendojnë seriozisht për një minifazë të mirëfilltë përgatitore. Shumica e klubeve të kategorisë superiore kanë preferuar të zhevendosen jashtë kufijve, ku destinacioni i preferuar mbetet Turqia. Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani kanë konfirmuar tashmë zhvillimin e fazës përgatitore pikërisht në Antalia, ashtu siç kanë bërë edhe vitet e shkuara. Konfirmimin pritet të marrë edhe Flamurtari për një periudhë 2-javore drejt këtij destinacioni. Një tjetër skuadër që ka vendosur të grumbullohet është Vllaznia, që vijon të preferojë Ulqinin, aty ku ndihet si e shtëpisë. Në mëdyshje janë te Luftëtari, që kanë dy opsione në tavolinë, Greqinë dhe Turqinë. Gjithçka do të vendoset në ditët në vijim. Në shtëpi pritet të qëndrojnë Laçi, Kamza dhe Teuta, që janë gjithashtu skuadra të cilat synojnë ndonjë afrim cilësor për të përmirësuar organikën. Në mëdyshje është Lushnja, që po vlerëson mundësinë për të udhëtuar drejt Malit të Zi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...