Merkato

Ankand për Zivkovic të Benfikës, e duan Liverpool, PSG dhe Dortmund

Andrija Zivkovic do të jetë një nga emrat më të lakuar të merkatos së ardhshme në Europë. Talenti serb, që po shkëlqen me Benficën këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Angli, Spanjë dhe Itali. 21-vjeçari mund të mbulojë shumë pozicione në mesfushë dhe së fundmi është vëzhguar nga Liverpool, PSG, Dortmund dhe Juventus. Në 18 ndeshje Zivkoviç ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste, ndërsa Benfica pret sa më shumë klube të interesuara për të biseduar në verë me synimin e një ankandi të vërtetë për të arkëtuar sa më shumë për talentin 21-vjeçar.

To Top