Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Andres Iniesta prezantohet në Japoni te Vissel Kobe

Andres Iniesta tashmë zyrtarisht me një ekip të ri. “Gjeniu” i futbollit spanjoll u prezantua si blerja më e madhe e skuadrës japoneze Vissel Kobe, skuadër me të cilën do të mbajë veshur fanellën me numër tetë, sikurse te Barcelona, për tre vitet e ardhshme.

“Është një ditë e veçantë për mua. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet t’u shpreh mirënjohjen time drejtuesve që besuan tek unë në këtë projekt. Po pres me padurim të nis punën me skuadrën. Japonia është një vend që dua shumë. Shpresoj që si unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të kuptojmë kulturën japoneze.”

Pyetja e parë që iu bë mesfushorit spanjoll kishte të bënte me njohuritë e tij për futbollin japonez.

“Kam shumë respekt për futbollin dhe lojtarët japonezë. Janë inteligjentë dhe me nivel të lartë teknik.”

Por përse zgjodhi kampionatin japonez dhe jo atë kinez?

“Pata fatin të kisha disa oferta, por projekti që me paraqiti skuadrën Vissel Kobe ishte shumë interesant. Edhe kultura japoneze me duket e mrekullueshme. Duhet të dëfrehem me jetën këtu në Japoni.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...