Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Andrea Dovizioso fiton Cmimin e Britanisë së Madhe

Andrea Dovizioso fiton Cmimin e Britanisë së Madhe, duke marrë njëherësh edhe kryesimin e kampionatit botëror të Moto GP. Ndonëse u nis vetëm nga pozicioni i fundit i vijës së dytë 31-vjecari italian zhvilloi një garë në sulm, duke regjistruar suksesin e dytë në karrierë në Mbretërinë e Bashkuar. Dovi që fitoren e parë në Klasin Mbretëror e pati regjistruar në vitin 2009 me Honda, pikërisht në garën e fundit në Donington Park, u ngjit në vendin e katërt që në xhirot e para, ndërsa më pas në rrotullimin e pestë numri 4 kishte përpara vetes vetëm dyshen e Yamaha-s Rossi – Vinales. Pas një dueli të stërgjatur me Maverick Vinales piloti i Ducati-t fitoi vendin e dytë dhe në vazhdim Dovi i përqëndroi të gjitha energjitë në ngushtimin e diferencës me Rossi-n. Tre xhiro para fundit të garës piloti romanjol parakaloi Doktorin në kthesën numër 7, ndërsa në sektorin përmbyllës, pikërisht në metrat e fundit Andrea Dovizioso i rezistoi për mrekulli rikuperimit të pabesueshëm të Spanjollit Maverick Vinales.

Gara ishte tepër e rivalizuar me plot pesë pilotë në harkun e vetëm një sekonde, megjithatë shtatë xhiro para përfundimit për habinë e të gjithëve kampioni në fuqi Marc Marquez u tradhëtua nga motori i tij Honda. Garë shumë të mirë zhvilloi gjithashtu edhe 22-vjecari nga Katalonja Maverick Vinales, që e mundi Valentino Rossi-n për herë të 9 nga 12 që janë zhvilluar gjithsej në këtë edicion, për më tepër në sezonin e tij të debutimit me Yamaha. Në krahun tjetër pas testimeve në Misano 38-vjecari italian konfirmoi progresin e motorit M1, teksa udhëhoqi për plot 17 xhiro garën, sidoqoftë në fund Doktori zmbrapsi sulmet e pilotit britanik Cal Crutchloë, duke u mjaftuar me podiumin e pestë sezonal.

Jorge Lorenzo po përshtatet gjithmonë e më shumë me Ducati-n e tij dhe 3 herë kampioni i botës e mbylli aventurën në Silverstone në vendin e pestë, me vetëm 3,5″ diferencë me shokun e tij të skuadrës, ndërkaq Dani Pedrosa nuk u ngjit dot më lart se vendi i shtatë, i parakaluar edhe nga francezi Johann Zarco. Në klasifikimin e përgjithshëm falë suksesit të katërt sezonal Dovizioso kryeson botërorin në kuotën e 183 pikëve, me 9 pikë më shumë sesa Marquez, ndërkaq Vinales ndjek në vendin e tretë me 170 pikë, 13 më tepër se sa Valentino Rossi. Gara e ardhshme do të jetë e vlefshme për Cmimin e Madh të San Marinos dhe do të mbahet pas dy javësh në “Cirkuitin e Mizanos” Marco Simoncelli.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...