Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Andre Gomes duartrokitet në ‘Camp Nou’, ndryshojnë planet e të ardhmes

Paraqitja e mirë e Andre Gomes në sfidën ndaj Leganes, ku mesfushori portugez luajti titullar në rreshtimin 4-2-4 përkrah Rakitiç, i bindi të gjithë, duke marrë edhe duartrokitjet e “Camp Nou”.

Mungesa e Busquets i hap rrugën kështu 24-vjeçarit, i cili falë kësaj paraqitjeje mund të qëndrojë te Blaugranat. Futbollisti i transferua nga Valencia dy sezone më parë dhe u shpreh se për momentin nuk e mendon të ardhmen, pasi po shijon ëndrrën që të gjithë kërkojnë, duke lënë të hapur kështu mundësin e qëndrimit te Barcelona.

Së fundi pas mesfushorit portugez ishin vënë shumë klube, që kërkojnë të marrin shërbimet e tij në merkaton e verës, por me paraqitjen e fundit, katalanët do të mendohen dy herë para se ta largojnë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...