Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Andersson: Nuk kam shumë informacion për Italinë dhe Venturën

Përplasja që spikat në fazën play off të Botëorit “Rusi 2018” është pa dyshim Suedi – Itali. Jo vetëm për cilësinë e këtyre dy skuadrave, por edhe për faktin se në Shqipëri janë të shumtë ata që përkrahin ekipin e Venturës. Trajneri italian deklaroi se “as që e mendon skuadrën e tij jashtë botërorit”, por po me kaq besim u shpreh edhe homologu i tij suedez, Janne Andersson.

“Italia është e fortë, por po kaq e fortë është edhe Suedia. Gjithcka do të varet nga mënyra sesi do ta përgatitim përballjen. Jemi të vetëdijshëm për sfidën që na pret.”

Por sa njohuri ka trajneri i Suedisë për kundërshtarët italianë?

“Do ta studioj me shumë vëmendje, sepse deri tani nuk kam patur shumë informacion për Italinë. Lojtarët italianë që spikatin? Zakonisht, nuk flas për individë të vecantë, por sigurisht që do të përqendrohem për t’i njohur më mirë. Po kështu me duhet të mësoj dicka edhe për Venturën, sepse edhe për të nuk kam shumë informacion.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...