Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Aliyev “shurdhmemeci” azer që flet gjuhën e futbollit

Futbolli ka vetëm një gjuhë, atë të topit. Një shprehje të cilën e kemi dëgjuar shpesh nga protagonistët, por që mer kuptim në një rast konkret në Kategorinë Superiore. Rauf Aliyev erdhi si afrimi i bujshëm i Kukësit, me qëllimin për të zëvendësuar goleadorin Pero Pejic, i larguar pas fitimit të titullit kampion. 28- vjecari azer ka të gjitha kartat për të qenë lideri i sulmit të verilindorëve, por një detaj e penalizoi në startin e sezonit. Sulmuesi, përvec gjuhës amtare, flet edhe turqisht, duke bërë që në një skuadër multietnike të drejtuar nga një trajner serb, të ndihet si një shurdhmemec. Në një situatë të tillë, vështirësia ka qënë e madhe për ish-lojtarin e Neftcit dhe Inter Baku, për të treguar vlerat e vërteta. Megjithatë, trajneri Milinkovic ka ditur ta menaxhojë futbollistin, që nga java në javë po tregon rritje në lojë, duke gjetur dhe rrugën e rrjetës. Në 6 ndeshje të aktivizuara, Aliyev ka shënuar 3 gola dhe tashmë qetësia është rikthyer tek azeri, pas pakënaqësive të shfaqura në javët e para.  4 ndeshje si titullar, 2 prej të cilave të luajtura për 90 minuta, janë panorama e aktivizimit në këto 6 sfida, me sulmuesin që si një “shurdhmemec” po tregon që me shokët ka gjetur gjuhën e përbashkët, atë të topit në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...