Kupa e Shqiperise

Alves: Fituam një ndeshje të vështirë, goli më kish munguar

Braziliani Danilo Alves shënoi golin që vendosi takimin në Korçë, mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke evidentuar edhe forcën e kundërshtarit.

Keni shënuar golin e fitores. Sa ju lumturon ky fakt?
Alves: Skuadra ka luajtur shumë mirë, Skënderbeu është një skuadër e fortë. Sot luajtëm mirë, por duhet të jemi të përgatitur edhe për ndeshjen e kthimit. Sot e patëm të vështirë, por sot u rikthyem në lojë dhe rezultate.

Flamurtari apo Skënderbeu, kush është më pranë finales?
Alves: Do luajmë edhe ndeshjen e kthimit, e më pas do shohim edhe finalistin tjetër, Kukësin apo Laçin.

Duket sikur skuadra ka kaluar një ngërç psikologjik…
Alves: Të gjithë lojtarët po punojmë fort, nuk di ta shpjegoj. Kemi dhënë më të mirën. Sot ishim me fat, nuk dua ta lartësoj shumë këtë fitore. Do mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit, pasi asgjë nuk është mbyllur.

Si e sheh Flamurtarin në këtë sprint final të kampionatit?
Alves: Sot donim këtë fitore, e morëm, dhe na dha besim për të fituar çdo takim tashmë e në vazhdim.

Më mirë me Bushiç, apo me Kamara? Si është të ndëshkosh Skënderbeun, që ju kërkoi kaq shumë gjatë verës?
Alves: Për mua janë dy lojtarë shumë të mirë. Bushiç është kapiten, shumë i fortë dhe me eksperiencë. Por, të dy janë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Jam i lumtur, pasi është bukur të shënosh për një sulmues. Kisha javë pa shënuar, dhe tashmë vjen ky gol.

To Top