Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Italianet kualifikohen, AEK-u ‘hakmerret’ ndaj kroatëve të Rijekës

Athletic Bilbao ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi, ndaj gjermanëve të Herthës së Berlinit. Spanjollët arritën të triumfojnë 3-2, ndonëse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, 1-2. Aduriz shënoi 2 herë me penallti për Bilbaon, ndërsa Williams shënoi golin e fitores që rriti shpresat për kualifikim. Skuadra e parë e kualifikuar në grup është surpriza Ostersunds, që sot mposhti Zoryan me rezultatin 2-0, ndërsa skuadra e dytë do të vendoset në sfidën e fundit të grupit, mes ukrainasve dhe Bilbaos.

Në grupin H, Kolni mposhti Arsenalin tashmë të kualifikuar, me rezultatin 1-0, ndërsa sfida mes Bates dhe Crvena Zvezdës, përfundoi në barazim pa gola. Në këtë grup, gjithçka është e hapur, sa i përket skuadrës së dytë që do të kualifikohet, sepse Koln e Crvena Zvezda kanë nga 6 pikë, ndërsa bjellorusët e Bates kanë 5.

Marseja la ende të hapur çështjen e kualifikimit, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në transfertën turke ndaj Konyasporit. Francezët do të presin Salzburgun kryesues në ndeshjen e fundit të grupit, ku do të kërkojnë minimalisht një barazim, për t’u kualifikuar. Në takimin tjetër të grupit, mes Salzburgut dhe Guimaresit, austriakët fituan me rezultatin 2-0 dhe siguruan kualifikimin si vendi i parë i grupit.

Edhe francezët e Nices mposhtën 3-1 Zulten dhe iu bashkuan Lazios për të plotësuar 2 skuadrat e kualifikuara në grupin K. Vitese nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj bardhekaltërve, që gjithsesi nuk kishte asnjë vlerë, me fitoren e Nices.

Në grupin L, pas rusëve të Zenitit, ka siguruar kualifikimin edhe Real Sociedadi. Spanjollët fituan në Norvegji ndaj rivalit të drejtpërdrejtë, Rosenborgut, me rezultatin minimal 0-1, ndërsa skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini mposhti 2-1 maqedonasit e Vardarit.

Edhe në grupin G u mbyllën llogaritë e kualifikimin, pasi çekët e Plzen-it mposhtën skuadrën e Steauas me rezultatin 2-0, ndërkohë që rumunët e kishin siguruar më herët kualifikimin. E pavlerë fitorja 1-0 e zviceranëve të Luganos, në përballjen me Hapoel Beer Sheva-n.

Në grupin D, Milani mposhti pa probleme Austrian e Vienës me rezultatin 5-1 dhe siguroi kualifikimin. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh që në fillim, pas autogolit të kapitenit Bonucci, por shënuan 3 herë brenda 45 minutave të para dhe përmbysën gjithçka, ndërsa në pjesën e dytë vulosën fitoren e thellë. Kualifikimin arriti ta sigurojë edhe AEK-u i Athinës, që arriti të barazojë 2-2 me Rijekën. Skuadra greke la jashtë kroatët, duke realizuar edhe një hakmarrje të vogël, për lënien jashtë botërorit, të kombëtares greke, nga Kroacia.

Në grupin E, Lyoni mposhti me rezultatin 4-0 qipriotët e Apollonit, duke siguruar kualifikimin, ndërsa një biletë për më tej mori edhe Atalanta e Etrit Berishës, që triumfoi me rezultatin 1-5 ndaj Evertonit. Italianët shënuan 3 gola në minutat e fundit të lojës, duke shkërmoqur Evertonin, ndërsa më 07 dhjetor, në Bergamo do të presin pikërisht Lyonin, në një sfidë për vendin e parë në grup.

Në grupin A, Villareali siguroi kualifikimin, duke mposhtur në Kazakistan, Astanën vendase me rezultatin 2-3. Fitore mori edhe Slavia e Pragës, me rezultatin 0-2 ndaj Macabbi Tel Aviv-it dhe në takimin e fundit, do të diskutojë kualifikimin në Çeki, pikërisht përballë Astanës.

Në grupin C, Braga mposhti 3-1 gjermanët e Hoffenhaimit dhe siguroi kualifikimin, ndërsa Basaksehiri fitoi 1-2 në Bullgari dhe la të hapur çështjen e kualifikimit me Ludogoretsin.

Gjithçka e hapur në grupin F, ku 3 skuadra do të luftojnë për 2 vendet e para. Kështu moldavët e Sherif Tiraspol mposhtën Zlinin 1-0, ndërsa edhe Lokomotiva e Moskës fitoi 2-1, ndaj Copenghagenit. Më 07 dhjetor, Lokomotiva, Copenhagen dhe Sherif Tiraspoli do të diskutojnë kualifikimin, ndërsa çekët e Zlin kanë mbetur jashtë garës tashmë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...