Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Allegri: Të fitojmë Kupën për të hyrë në histori, Buffon: Ndaj Milanit, asnjëherë favoritë

Massimiliano Allegri nuk kënaqet vetëm me titullin e 7-të radhazi në Serinë A pasi do edhe Kupën e Italisë me Juventusin e tij. Nëse triumfon në Olimpico të Romës ndaj Milanit, tekniku livornez do të bëhej trajneri i parë në 5 ligat kryesore të Europës që fiton kampionatin dhe Kupën për 4 sezone radhazi, një rekord absolut ky. Me kampionatin në xhep(vetëm matematika nuk e lejon të festojë) ajo e kësaj të mërkure ndaj Milanit është ndeshja më e rëndësishme nga ato që i kanë mbetur në këtë sezon Juves dhe bardhezinjtë do të japin gjithçka për të fituar. Nuk kishin dyshime për këtë trajneri Massimiliano Allegri dhe kapiteni Gianluigi Buffon në konferencën për shtyp. Allegri vlerësoi Milanin ndërsa thuri elozhe për Gattuson duke theksuar se finalja e Kupës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për skuadrën e tij.

“ Duhet ta luajmë me shumë entuziasëm këtë ndeshje sepse në dy sfidat e fundit kemi hasur vështirësi.  Përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë. Gattuso është një i apasionuar pas futbollit dhe një njeri shumë kokëfortë. Nuk është e lehtë të ulesh në stolin e Milanit pas eksperiencave të ndryshme. Megjithatë Milani që nga momenti që drejtimin e ka marrë Rino, ka arritur rezultate të rëndësishme. Gatusso është treguar shumë i zoti”.

Allegri foli edhe për të ardhmen e tij duke lënë gjithçka të hapur edhe pse drejtori i përgjithshëm i Juventusit Beppe Marotta e konfirmoi në stol pak ditë më parë.

“ Në fund të sezonit bashkë me drejtuesit do të ulem në një tryezë dhe do të programojmë të ardhmen. Për momentin duhet të çojmë në shtëpi dy trofetë kampionatin dhe Kupën e Italisë”.

Ndërkohë Gianluggi Buffon theksoi se bardhezinjtë nuk janë favoritë në finalen ndaj Milanit sepse sipas portierit legjendar, Juventusi asnjëherë nuk është favorit kur luan ndaj kuqezinjëve dhe këtë e ka kuptuar që nga viti i largët 2003 duke iu referuar finales së humbur në Champions League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...