Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Allegri: Ndeshje e shkëlqyer, tani të festojmë

Juventus ka fituar trofeun e parë sezonal, Kupën e Italisë, pasi mposhti Milanin në finale me rezultatin e thellë 4-0. Nuk e fsheh gëzimin trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili vlerëson jashtë mase paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Ishte trofeu i parë sezonal dhe jemi shumë të lumtur. Djemtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar totalisht dhe merituar gjithçka. Pas një sfide të tillë duhet festuar, por kam qenë gjithmonë i bindur se nëse impenjohemi seriozisht, është e vështirë për cilindo kundërshtar”, deklaroi Allegri.

Më pas tekniku bardhezi ka vlerësuar edhe lojën e Milanit, që për 60 minuta ishte vendosur mirë në fushë dhe nuk linte hapësira për sulmin e Juventusit.

“Finalet duhen lexuar me qetësi. Në fillimi nuk kishim hapësira për të sulmuar, kjo edhe falë vendosjes së mirë të Milanit, por shtuam presionin gradualisht, duke e ditur se do të vinte koha për të goditur. Pas golit të parë na u krijuan shumë hapësira dhe bëmë atë që deshëm në fushën e lojës”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...