Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri me “dhimbje koke” për dyshen Higuain-Bernardeschi

Fitorja në derbi me Torinon i ka kushtuar rëndë Juventusit, pasi dy lojtarë të formacionit, Higuain dhe Bernardeschi janë janë dëmtuar dhe nuk do të jenë në dispozicion të Allegrit për ndeshjet në vijim. “El Pipita” ka një shembje të kaviljes së majtë dhe do të mungojë në takimin me Atalantën. Argjentinasi do të tentojë të kthehet në ndeshen e Kupës së Italisë por me bergamaskët, por më e mundshmja është të luajë më 3 mars kundër Lazios, dhe të jetë 100% në formë për takimin e kthimit të Championsit me Tottenhamin më 7 mars.

Edhe më delikat problemi në gju për Bernardeschin, që mund të qëndrojë për një muaj në infermieri. Gjithsesi, situata e tij do të vlerësohet me shumë kujdes ditët në vazhdim. Gjithçka do të varet nga dëmtimi që kanë pësuar ligamentet nga përplasja me Rincon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...