Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri i përgjigjet Sarrit: Napoli është një klub i madh, titulli vendoset në 20 maj

Fatet e titullit kampion në Serinë A do të vendosen në 20 maj në javën e fundit të kampionatit është i bindur për këtë Massimiliano Allegri. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kësaj të premteje ndaj Fiorentinës, trajneri i Juventusit replikoi me teknikun e Napolit Maurizio Sarri i cili para pak ditësh u shpreh se Serie A është si Bundesliga ku ka një skuadër të madhe që është Juventusi dhe të tjerët duhet ta ndjekin. Allegri nuk është aspak dakort me këtë frazë të Sarri pasi Napoli është gjithashtu një skuadër e madhe sipas teknikut livornez dhe i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin. Për sfidën ndaj Fiorentinës e cila do të jetë një ndeshje speciale për të pasi do të jetë e 200-ta në stolin e Juventusit, Allegri theksoi se skuadra e tij duhet të bëjë një paraqitje serioze dhe të tregojë personalitet në fushë për të marrë tre pikët, ndërkohë që shtoi se Juvja nuk është në emergjencë pasi Marchisio mund të luajë ndërsa Bernardeschi gjithashtu është rikuperuar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...