Serie A

Allegri 200 fitore në Serinë A, në histori me titullin e katërt me Juven

Me suksesin e arritur ndaj Cagliarit, Massimiliano Allegri shënoi fitoren e 200-të të karrierës së tij në Serinë A, 100 prej të cilave pikërisht në stolin e Juventusit në vetëm tre vjet që e drejton këtë skuadër. Me strategjinë personale të teknikut që bazohet te thjeshtësia, drejtimi pa ankth dhe gjeometria e ndryshueshme e skemave, Allegri është një histori suksesi. Nëse dikur kjo skuadër identifikohej si Juventusi i Del Pieros apo Viallit, Platinisë, Tevezit, Pogbas apo Pirlos (drejtoheshin nga Lippi, Trappatoni e Conte), tashmë busulla e skuadrës orientohet nga stoli i saj. Kjo e sotmja pa dyshim është Juvja e Allegrit, me trajnerin nga Livorno që synon të barazojë sukseset e Carlo Carcanos me 4 tituj radhazi në kampionat, që do ta shndërronin 50-vjeçarin në një tjetër personalitet që ka shkruar historinë e suksesit te kjo skuadër.

 

 

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.