Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Alban Bushi: Durmishaj nuk do ta pranonte ftesën e Greqisë

Nuk ka asnjë rrezik që sulmuesi i talentuar shqiptar, që luan më Panioniosin në kampionatin grek, Fiorin Durmishaj, të braktisë Kombëtaren Shqiptare për të pranuar festën e Greqisë. E garanton trajneri i Shpresës, Alban Bushi, sipas të cilit, edhe nëse do të kishte ndonjë të vërtetë në këto zëra, futbollisti 21-vjeçar nuk do të pranonte.

“Durmishaj nuk është kontaktuar nga Federata Greke. Edhe nëse do ta bënin, ai do të refuzonte. Neve nuk na kanë ikur lojtarë e sigurisht edhe Durmishaj nuk do të largohet. Edhe ai është i habitur nga këto zëra.”

Pwr sa u përket seleksionimeve të lojtarëve që luajnë jashtë, Bushi sqaroi se prurjet më sasiore dhe cilësorë po vijnë nga Italia.

Mosha e re është delikate nuk mund të japësh garanci për vazhdimësinë. Dikur ishte Zvicra me më shumë prurje, tani është Italia. Ndoshta ngaqë punohet më mire, sidomos taktikisht. Në Itali ka më shumë fëmijë shqiptarë që luajnë futboll. Lojtarët që rriten në Shqipëri kanë shumë talent, por duhet të kenë më shumë ritëm.

Edhe pse Kosova tashmë ka përfaqësuesen e saj, sipas Bushit nuk ka munguar interesimi nga lojtarët kosovarë, që luajnë sidomos në Zvicër.

Interesimi ishte i madh nga zona e Zvicrës, kurse nga zona e Greqisë dhe e Italisë nuk kishte futbollistë nga Kosova. Kualifikimi në Europian ka patur ndikim, ndaj ata duan të përfaqësojnë Shqipërinë.

Bushi ndër të tjera veçoi edhe problematikat që hasen me prindërit, të cilët bëhen pengesë në punën e trajnerëve.

Prindërit janë problemi më i madh. Na ka zënë tmerri, ata duhet ta kuptojnë që nuk duhet të ndërhyjnë. Ne kemi me qindra e mijëra fëmijë. Ata që do të ecin përpara dhe do të spikasin, sigurisht që do ta kenë vendin në përfaqësuese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...