Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Al Khelafi shuan zërat e merkatos: Neymar qëndron me 2000% te PSG

Nuk kanë fund zërat e meraktos rreth sulmuesit të PSG Neymar. Interesimi i vazhdueshëm i Realit për të siguruar shërbimet e brazilianit, po kthehet në një shqetësim serioz për klubin parizien. Por, numri një i klubit francez, sheiku Naser Al-Khelaifi ka qënë i qartë  në një intervistë të dhënë. Neymar qëndron te PSG me 2000%, duke shtuar se kjo është vetë dëshira e lojtarit. Ndërkohë që edhe vetë menaxheri i sulmuesit është shprehur se zërat për të ardhmen e klientit të tij janë thjeshtë spekullime të mediave spanjolle dhe se nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në ato që shkruhet. Ndër të tjera, menaxheri i brazilianit shtoi se sulmuesi ka një kontratë me kampionët e Francës dhe së dëshira e tij është ta respektojë.Ndërkohë nga ana e lojtarit ende nuk ka asnjë deklaratë publike për të ardhmen.  Sidoqoftë përtej këtyre deklaratave, mediat spanjolle vazhdojnë të insistojnë se Neymar në verë do të veshë fanellën e klubit mbretëror, pasi parizienët kanë probleme të mëdha me fair play-in financiar dhe për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA do të bëjNë disa shitje të rëndësishme gjatë kësaj verë dhe një prej të larguarve mund të jetë pikërisht Neymar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...