Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Akuza e Flamurtarit: Ja të gjitha episodet kundër!

“Nuk ka nevojë për koment, mjafton të them që 4 gola i kemi marrë me 11-metërsh dhe nuk kemi marrë asnjë penallti ne favor. Për dy penalltitë e padhëna, as që nuk e ve në diskutim që ishin. Gjyqtari ka ndikim në rezultatin e ndeshjes, ashtu si në përballjet e mëparshme. Unë e përgatis skuadrën që arbitrin e kemi kundër”.

Kjo ishte deklarata e trajnerit të Flamurtarit, Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Tregues domethënës i besimit të ulët që kanë në Vlorë për arbitrat. Pavarësisht se sezoni është vetëm në fillim dhe janë luajtur gjashtë javë, dosja e gabimeve të arbitrave ndaj kuqezinjve është voluminoze.

Episodi 1

Duke nisur nga ndeshja e javës së tretë, ku Flamurtari fitoi 2-1 në fushën e Teutës. Me vlonjatët në avantazhin e dy golave, gjyqtari Cjapi, i sinjalizuar nga asistenti Pashaj, akordoi 11-metërsh, pas ndërhyrjes së Pollozhanit, që ishte dukshëm jashtë zonës. Penalltia u prit nga Nurkoviç, ndërsa topin e kthyer në lojë Hila e dërgoi në rrjetë.

Episodi 2

Episodet folën kundër vlonjatëve edhe në javën e pestë, në sfidën e barazuar 1-1 me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Me Flamurtarin që ishte në avantazh, në minutën e 48-të Vllaznia barazoi me 11-metërsh, por ndërhyrja ishte dukshëm jashtë zone.

Episodi 3

Në fundit e ndeshjes me Vllazninë (min 82’), vlonjatët pretenduan penallti në favor, pas ndërhyrjes ndaj Bicajt në zonë, por arbitri vazhdoi lojën, edhe pse imazhet treguan se faulli mund të ndëshkohej me 11-metërsh.

Episodi 4

Kontestimet e vlonjatëve për gjykimin vijuan në ndeshjen e javës së gjashtë përballë Laçit. I pari nga momentet e diskutuara ishte ai i minutës së 33-të, kur topi u përplas në dorën e Fangajt, por gjyqtari Alla vazhdoi lojën.

Episodi 5

Episod i ngjashëm ishte edhe ai i minutës së 44-rt, me Flamurtarin që pretendoi një tjetër 11-metërsh të paakorduar nga arbitri, që në ato momente ndodhej fare pranë aksionit.

Episodi 6

Episodi i gjashtë në këto gjashtë javë ishte ai që solli golin e barazimit të Laçit me Rexhinaldon, me Bicajn që e preku topin me dorë në zonë, ndërsa një lojtar i kurbinasve ishte dukshëm në pozicon jashtë loje. Moment është i diskutueshëm, edhe sepse topi nuk dukej një goditje drejt portës, cka do ta shfuqizonte pozicionin e parregullt. Gjithsesi, në Vlorë kanë të drejtë kur ankohen: janë kaq shumë momente të debatueshme në vetëm pak ndeshje të luajtura, në një kohë kur asnjë nga vendimet nuk i ka favorizuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...