Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ajeti, gol në sytë e Vladimir Petkovic

Dy gola në tre ndeshje te luajtura. Albian Ajeti po kalon një moment të artë në Superligën Zvicerane. Sulmuesi 20-vjeçar realizoi golin e fitores në sfidën e vështirë ndaj Loganos, duke i dhuruar tre pikë të arta skuadrës së St. Gallen. Në minutën e 83-të të takimit, Ajeti u shkëput në thellësi të sulmit duke e ndalur topin në rrjetë. Një realizim me shumë peshë për talentin shqiptar që konfirmon momentin pozitiv pasi edhe 10 ditë më parë ai arriti të realizonte një prej dy golave të suksesit ndaj Sionit.

Gjatë sfidës së fundit, i pranishëm në stadium ishte edhe trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic dhe sipas gazetës “Blick”, trajneri me origjinë boshnjake është i interesuar ta afrojë talentin me skuadrën helvete. Në intervistën dhënë për ndeshjes, Ajeti u përgjigj me diplomaci duke theksuar se ai mendon të bëjë sa më mirë punën në fushën e lojës dhe nuk kishte asnjë ide për praninë e Petkovic në stadiumin e Luganos. Aktualisht, Ajeti është një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton zvicerane, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe SPAL në Itali që synon ta transferojë brenda merkatos verore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...