Eredivisie

Ajaxi përmbys Bredan, -7 nga PSV Eindhoven

Ajaxi e Amsterdamit e nisi keq sfidën ndaj Bredas, por në fund arriti të fitonte me përmbysje 3-1. “Harkëtarët” e panë veten në në disavantazh që në minutën e 6-të, kur Ambrose realizoi për miqtë.
Në të 25-ën van de Beek, i shërbyer nga talenti Kluivert ktheu ekuilibrat në rezultat, ndërsa pak para se të mbyllej pjesë e parë, Neres finalizoi saktë nga jashtë zonës për golin e 2-1.
Ndeshja mbeti e hapur deri në minutat shtesë kur Ziych ekzekutoi saktë një goditje dënimi për rezultatin përfundimtar 3-1. Eredivizie kryesohet nga PSV Eindhoven me 55 pikë, e ndjekur nga Ajaxi me 7 pikë më pak.

To Top