Eredivisie

Ajaxi ndalet nga Utrecht, Feyenoord rikthehet te fitorja

Pas 5 fitoresh radhazi Ajaxi ngeci sërish në Eredivisie pasi u ndal në një barazim 0-0 nga Utrecht në transfertë në javën e 20-të. Tashmë misioni titull vështirësohet ndjeshëm për harkëtarët të cilët kanë 7 pikë më pak se PSV Eindhoven që kryeson.

Pavarësisht se krijoi shumë raste treshja sulmuese e Ajaxit e përbërë nga Kluivert-Neres e Huntelaar nuk arritën të shkonin te goli ndërsa Utrechti u konfirmua edhe njëherë tjetër si macja e zezë që bën gjithmonë rezultat përballë Ajaxit.

Ndërkohë që Feynoord rikthehet tek suksesi në kampionat pas dy javësh. Skuadra e Jovani Van Bronkort arriti të mposhte 3-1 Ado Den Hag. Një pjesë e parë e ekuilibruar me raste dhe mundësi për të dy ekipet, por portat mbetën të paprekura.

Fraksioni i dytë i lojës nis me ritëm të lartë. Vendasit u shfaqën me të vendosur për të siguruar tre pikët. Tony Vilhena i dhuroi të tijve golin e epërsisë, ndërkohë që Steven Berghuis dyfishoi shifrat. Rrjeta e Lex Immers ringjalli shpresat për Ado Den Hag, por nuk zgjati shumë pasi në të 80 Jens Turnstra shënoi golin e tret për Feynord.

To Top