Eredivisie

Ajaxi dhe Feyenoordi nuk njohin blof

 

E dielë e sukseshme për Ajaxin dhe Feyenoordin në Eredivisie dhe pse “harkëtarët” vuajtën jo pak për të marrë 3 pikët në transfertën e Groningenit, ndërsa roterdamasit fituan pa shumë probleme derbin e qytetit me Excelsiorin. Në Groningen vendasit ishin me krahë në pjesën eparë, me van Weert që u dha epërsinë të tijve në minutën e 17-të, ndërkohë që në të 25-ën Mahi pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë, por gaboi. Kjo i dha besim Ajaxit, që në pjesën e dytë përmbysi shifrat. Kluivert barazoi rezultatin në të minutën e 64-t, ndërsa Huntelar 1 minutë para fundit të ndeshjes i dha fitoren Ajaxit, që ruan vendin e dytë në renditje me një +5 nga A.Z Alkmar.

Feyenoordi në krahun tjetër e pati gjithçka të thjeshtë në derbin e Roterdamit ndaj Excelsiorit, duke zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë. Në të 3-ën Boetius realizoi me një goditje të bukur në hyrje të zonës, ndërsa Tornstra dyfishoi shifrat në të 27-ën. Në minutën e 42-të Vilhena shënoi dhe golin e 3-0, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Në pjesën e dytë Berghuis shënoi golin e 4-0 ndërsa më pas  De Wijs gabimisht dërgoi topin në rrjetën e tij, duke i vulosur rezultatin përfundimtar në 5-0 për Feyenoordin.

 

 

To Top