Eredivisie

Ajax bie ndaj Vitesses, minimizon shanset për titull

Ajax merr një humbje të rëndë në transfertën e Vitesse, duke u mposhtur me rezultatin 3-2. Një disfatë që peshon shumë, sepse tashmë distanca me PSV Eindhoven shkon në 10 pikë.

Në minutën e 16′ vendasit kalojnë në avantazh me Foor dhe tentativat e miqve për të reaguar nuk mjaftuan. Në pjesën e dytë, porta Ajaxit tronditet sërish në minutën e 57′, këtë herë autori i golit është Linsen.

Casierra rihap takimin dhe njëkohësisht ringjall shpresat për harkëtarët, por nuk zgjat shumë festa, sepse në minutën e 71-të Linsen shënon golin e 3-të për të tijtë dhe të dytin personal.

De Jong ndal topin në fundin e rrjetës në minutën e 85-të, por nuk mjafton sepse Vitesse ruan avantazhin dhe siguron 3 pikë, ndërsa për skuadrën e Erik Ten Hag shanset për titull pakësohen tashmë.

To Top