Kategoria Superiore

Ahmataj: Nuk më interesojnë kundërshtarët, luajmë ndeshjet tona

Kamza mori një pikë shumë të rëndësishme në Shkodër, ndaj një rivali direkt për mbijetesën. Natyrisht që ky rezultat ka lënë të kënaqur trajnerin Julian Ahmataj, i cili shikon se shanset e Kamzës për mbijetesë janë rritur ndjeshëm tashmë.

Si e vlerëson paraqitjen e skuadrës dhe shanset për të mbijetuar?
Skuadra ka ardhur në rritje dhe është stabilizuar mirë, pasi nuk pëson më kaq lehtë, ndërsa ka edhe mundësitë e saj për ta fituar ndeshjen.

Ka pasur një rast të diskutueshëm të Plakut. Mendoni që ndikoi në takimin e sotëm?
Unë nuk dua të merrem me arbitrat, pasi për shkak të situatës ku ndodhet Vllaznia, sot kishte shumë tension dhe shumë presion te arbitrat.

Tani keni dy ndeshje në shtëpi dhe një transfertë me Partizanin. Sa afër është arritja e qëllimit të mbijetesës?
Barazimi i sotëm është një rezultat që na rri mirë, por duhet të japim maksimumin dhe të marrim pikët maksimale në 3 ndeshjet e mbetura, për të shpëtuar zyrtarisht.

Rivalët e Kamzës për mbijetesën, luajnë me kundërshtarë të pamotivuar. Keni keqardhje për këtë?
Unë nuk mendoj për rezultatet e kundërshtarëve, pasi dua të merremi vetëm me ndeshjet tona. Nëse ne luajmë mirë dhe marrim maksimumin, atëherë nuk na prish punë rezultati i kundërshtarëve.

To Top