Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj i ndryshon fytyrën Kamzës, mbijetesa më pranë

Kamza ja ka dalë të largohet me rezultatin e duhur nga një ndeshje që mund të vendoste përfundimisht shanset e skuadrës së ngjitur këtë vit në Superiore për t’u rikthyer sërish në të parën. Një ndeshje thuajse perfekte ndaj Vllaznisë, duke luajtur me kundërshtarin, pozitat në klasifikim e madje dhe kronometrin në një përballje ku humbja do të kishte qenë fatale për skuadrën e Julian Ahmatajt. Për këtë arsye, ajo pikë e fituar në Shkodër që mbi të gjitha mban pas rivalët kuqeblu në tabelën e renditjes peshon vërtet shumë. Falë saj Kamza mund të shpresojë deri në fund dhe mbi të gjitha është padrone e fatit të saj, skuadra e Julian Ahmatajt nuk ka nevojë për të parë rezultatet e rivalëve, i duhet të bëjë rezultatet maksimale në 3 ndeshjet e mbetura për të shpëtuar. Natyrisht misioni mbetet i vështirësisë maksimale me kalendarin që ofron përballje vërtet të vështira, por pas 4 rezultateve pozitive radhazi, edhe pse 3 të fundit janë barazime, Kamza po shfaqet në rritje duke rigjetur besimin që i kushtoi humbjen e terrenit në klasifikim. Skuadra është pothuajse e njëjta që na surprizoi të gjithëve në fazën e parë me cinizmin e saj, një virtyt që u rishfaq edhe në ndeshjen me Vllazninë, marrja e drejtimit nga Ahmataj ka dhënë efekt pozitiv dhe tani Kamzës i duhet të luajë gjithcka për gjithçka në këto 270 minuta për të siguruar qëndrimin. Këtë të dielë përballë është Flamurtari, ndërkohë që sfida e jetës pritet të jetë ajo e javës së parafundit, kur Kamzën e viziton Laci, një përballje që premton shkëndija jo vetëm për objektivat por edhe marrëdhëniet e acaruara mes të dy klubeve, me shumë mundësi do të jetë ajo përballja që do të vendosë fatin e Kamzës, finalet për skuadrën e Ahmatajt nuk kanë të mbaruar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...