Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: I lumtur për fitoren, tani të mendojmë për Teutën

Julian Ahmataj mori fitoren e parë nën drejtimin e Kamzës, teksa ky 3-pikësh do t’i shërbejë shumë në luftën për mbijetesë. Trajneri vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe tha se duhet t’i marrin ndeshjet me radhë, pa bërë llogari dhe pa parë ecurinë e kundërshtarëve.

Ia dolët të merrnit 23 pikët
Ndeshja me Skënderbeun dhe ajo me Lushnjën, janë të kundërta me njëra-tjetrën, pasi ndaj korçarëve nuk ka nevojë për motivim, ndryshe nga kjo e sotmja, ku duhej shumë punë për të marrë impenjimin maksimal të skuadrës. Jam i kënaqur për mënyrën e interpretimit të ndeshjes, por më shqetëson paniku që kam skuadrën, kur pëson gol dhe duhet të punojmë në këtë aspekt.

Sa pikë ju duhet deri në fund për të shpëtuar? Si është raporti mes Qarrit dhe Mziut?
Në futboll nuk bëhen llogari. Parimi im është që të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës dhe vetëm më pas të mendojmë për kundërshtarin e radhës. Kjo është e vetmja rrugë për të pasur sukses në skuadër. Unë kam ardhur prej Qarrit, me të cilin kontaktoj shpesh, pasi na ndjek edhe në stërvitje. Me kryetarin e bashkisë nuk kam kontakte.

Sa ju kënaq humbja e Vllaznisë sot?
Nuk më kënaqin humbjet e tyre, por më gëzojnë rezultatet pozitive të Kamzës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...