Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Agolli con Qarabagun në Champions, kualifikohet Liverpooli

Liverpooli, Sportingu i Lisbonës, Cska e Moskës, Apoel Nicosia dhe Qarabagu janë 5 skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën e grupeve të Uefa Champions League. Kualifikim historik për skuadrën azere, që falë edhe kapitenit të kombëtares shqiptare Ansi Agolli arriti të eliminonte Fc Copenghagen për të qenë për herë të parë mes 32 skuadrave më të mira të Europës.  Një gol i mjaftoi Qarabagut që pavarsisht se humbi 2-1 në transfertën daneze ndaj Fc Copenhagen kaloi më tej pasi kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë. Ishte i Agollit asisti i golit të barazimit provizor të Qarabagut që u shënua  nga  sulmuesi afrikano-jugor Ndllovu, ndërkohë që për vendasit e Copenhagenit realizuan, Santander dhe Pavlovic. Gjithcka e lehtë për Liverpoolin që pas suksesit 2-1 në Gjermani ndaj Hoffenheimit arriti ta mposhte formacionin nga Bundesliga edhe në Anfield Road me rezultatin 4-2.

Emre Can me një dygolësh por edhe Salah e Firmino ishin ata që cuan Liverpoolin te fitorja ndërkohë që për miqtë realizuan Uth dhe Sandro Wagner. Fitore fantastike ajo e Sportingut të Lisbonës që pasi barazoi 0-0 në shtëpi arriti ta mposhte 5-1 Steuan e Bukureshtit në transfertë për tu kualifikuar në fazën e grupeve. 2-0 fitoi në Rusi Cska-ja e Moskës përballë Young Boys me skuadrën zvicerane që u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3-0. Apoel Nicosia ndërkohë shfyrtëzoi eksperiencën duke mbrojtur me fanatizëm fitoren 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Slavias së Pragës pasi sfida e zhvilluar në kryeqytetin cek përfundoi në barazim pa gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...