Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Agjenti i Hysaj: Me apo pa Sarrin, Elseidi qëndron te Napoli

Agjenti i Elseid Hysaj Mario Giuffredi shuan përfundimisht zërat që e japin të ardhmen e mbrojtësit shqiptar larg Napolit. Në ditët e fundit mediat angleze kanë aluduar rreth një kalimi të mundshëm të Hysajt te Manchester United në merkaton e kësaj vere por në një intervistë për Radio Kiss Kiss që qëndron shumë pranë klubit të Napoli, menaxheri i kuqeziut ka theksuar se me apo pa trajnerin Maurizio Sarri, Hysaj do të qëndrojë tek Napoli sepse presidenti De Laurentis do të ndërtojë një skuadër akoma edhe më shumë kompetitive se kjo aktuale për të fituar trofe në të ardhmen.  Giuffredi shtoi se Elseidi është shumë i lumtur te Napoli dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në San Paolo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...