Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Afrime kampionësh, Flamurtari anti-Skënderbe edhe ne merkato

I pamposhtur prej 13 javësh në kampionat, forcë e dytë e Superiores me 6 pikë më pak se Skënderbeu, ekip solid dhe lojëra të bukura, e megjithatë Flamurtari ka vendosur të futet në merkato e madje fuqishëm. Klubi vlonjat, ende pa u hapur sesioni zyrtar, ka siguruar firmat me serbin Nedjelkovic dhe Muarem Muaremin. Sulmuesi me origjinë turke ka të gjitha kredencialet për të rezultuar blerja më e madhe e gjithë sesionit dimëror. Pagë 9 mijë euro në muaj dhe kontratë një vit e gjysmë, është një investim i rëndësishëm për Flamurtarin, që edhe pse nuk ka vendosur objektiva zyrtarë, duket se mund të bëjë diçka të madhe këtë sezon. Ndryshe nga merkatot e tjera, ajo e këtij dimri do të jetë një merkato riparimesh në Vlorë dhe jo ndërtimi nga e para, me trajnerin Shpëtim Duro që ka piketuar lëvizje të kujdeshme pikërisht aty ku ka nevojë grupi i ndërtuar prej tij, në sulm. Skuadra vlonjate bashkë me Skënderbeun kanë mbrojtjet më të mira të kampionatit, me nga 9 gola të pësuar, por në aspektin e realizimit Skënderbeu numëron 10 gola më shumë. Muaremi dhe Nedjelkovic pritet të rrisin eficencën e realizimit. Deri më tani ka shkëlqyer vetëm Tomislav Bushic, ndërsa dy sulmuesve të tjerë, Danilo Alves e Camara, do t’u duhet të djersijnë më tepër e të provojnë dhe me gola se meritojnë vendin në formacion, ku konkurrenca rritet ndjeshëm. Të dyja blerjet e kryera deri më tani i përkasin repartit të sulmit (mund të luajnë në çdo pozicion) dhe me një numër më të madh golash, ku i dihet, mund të jetë pikërisht Flamurtari anti-Skënderbeu.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...