Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Afrim Muçiqi për ‘Zona Gol’: Duam titullin, ja pse zgjodhëm Pejën

Anëtari i Bordit të klubit të Prishtinës, këngëtari i mirënjohur Afrim Muçiqi ishte në një lidhje direkte në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport, ku foli për atmosferën përpara përballjes së titullit Prishtina-Drita.

Kjo sfidë do të luhet në Pejë, në orën 16:00 të së dielës, ndërsa Muçiqi tregoi se klubi kryeqytetas ka bërë më të mirën, për të organizuar takimin, pavarësisht kushteve minimale që ofron stadiumi.

‘Zona Gol’: Një ndeshje aspak e lehtë dhe me shumë emocione nesër?
Afrim Muçiqi: Nuk është hera e parë që vijmë në Pejë dhe po relaksohemi sot. Jemi të qetë dhe të gatshëm pr të zbritur në fushë dhe për të arritur qëllimin që kemi pasur në fillim të kampionatit.

‘Zona Gol’: Të gjithë futbollistët janë nëpër dhoma, duke fjetur tashmë…
Afrim Muçiqi: Kemi një organizim fantastik, si rrallë nëpër klube shqiptare dhe kjo gjë shikohet edhe me situatën sonte, ku lojtarët janë grumbulluar për t’u çlodhur dhe përqendruar te ndeshja e nesërme.

‘Zona Gol’: Si është situata në lidhje me organizimin e ndeshjes?
Afrim Muçiqi: Kushtet në stadiumin e Pejës nuk janë maksimale dhe jemi koshientë për këtë, por kemi pranuar të luajmë këtu. Tashmë unë bashkë me sekretarin e klubit jemi prej 4 ditësh në Pejë, ku po mundohemi të organizojmë në mënyrën më maksimale të mundshme çdo detaj, pavarësisht kushteve minimale që ofron ky stadium. Pra organizimi është i improvizuar tërësisht, pasi të tilla janë strukturat dhe kushtet e atij stadiumi.

‘Zona Gol’: A jeni të penalizuar për faktin se duhet të fitoni me dy gola diferencë ndaj Dritës?
Afrim Muçiqi: Absolutisht jo, pasi këtë e dinim që pas ndeshjes me Lirinë. Na duket një rezultat tërësisht i arritshëm për skuadrën tonë, ndaj jemi gati për të bërë më të mirën nesër.

‘Zona Gol’: Pse nuk zgjodhët të luanit në Mitrovicë?
Afrim Muçiqi: Sepse nuk donim të rrezikonim, duke luajtur në një terren të panjohur. Trajneri Josa dhe skuadra kanë punuar për shumë javë në këtë stadium dhe do ta kishin të vështirë të përshtateshin në një terren tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...