Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Administratori i Vllaznisë falënderon Cungun: Kemi besim te Gjoka

Administratori i klubit të Vllaznisë, Astrit Gjyrezi ka qenë zyrtari i parë që ka folur pas largimit të trajnerit Armando Cungu, teksa ka shprehur vlerësimet maksimale për të.

“Cungu është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri dhe ne e vlerësojmë për punën që bëri te Vllaznia. Unë i uroj shumë suksese atij, kudo ku të vijojë karrierën e tij”, tha Gjyrezi.

Adiministratori i shkodranëve foli edhe për pasardhësin e Cungut, ish trajnerin kampion të Kukësit, Ernest Gjokën, që mbërriti dhe u prezantua sot në Shkodër.

“Ne sot prezantuam Gjokën dhe i urojmë suksese në punë dhe rezultate. Nuk kemi folur për objektiva, sepse duam t’i lëmë kohën e duhur atij. Ai është një trajner te i cili kemi besim të plotë dhe jam i sigurt që do të dalim nga kjo situatë. Jam i mendimit që, me përbërjen që kemi, nuk e meritojmë këtë pozicion të renditjes, ndaj pres të ngjitemi sa më shpejt”, tha Astrit Gjyrezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...