Gossip

Abuzohet seksualisht vajza e trajnerit të Marokut

Candide Renard, vajza e trajnerit të kombëtares marokene të futbollit Herve Renard, ka ngritur padi ndaj një prej konkurrentëve në një “reality show” ku ishte e pranishme, duke e akuzuar për dhunë seksuale.

Candide është kthyer në Francë vetëm pak ditë nga nisja e spektaklit “Koh-Lanta” në Ishujt Fixhi, format i reality show-t “Ishulli i të famshmëve”.

Pas mbërritjes, 21-vjeçarja ngriti padi ndaj agresorit të dyshuar Eddy Guyot, i cili po mbahet në paraburgim, sipas “Radio Europa 1”. Ai i mohon akuzat e ngritura kundër tij.

“Adventure Line Productions” njoftoi anulimin përfundimtar të xhirimeve të “Koh-Lanta”, pas kësaj ngjarjeje.

To Top