Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Abazaj: Me punë dhe fat, ia dal me Anderlechtin

Vetëm në fillim të javës, Kristal Abazaj nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me gjigantët belgë të Anderlechtit, duke hedhur një hap mjaft të madh në karrierën e tij sportive. Për ta festuar, sulmuesi i Luftëtarit shënoi një supergol sot në Shkodër, ndaj Vllaznisë, ndërsa më pas foli edhe për aventurën që e pret në Belgjikë.

Urime për kontratën me Anderlechtin. Kur do t’i bashkoheni skuadrës belge?
Kam folur pak me trajnerin e Anderlechtit, duke i thënë se do ta kem pak të vështirë ritmin, pasi vij nga kampionati shqiptar. Ai më tha se do të më ndihmojë, duke filluar që nga data 1 qershor, kur fillon grumbullimi dhe më tregoi se kishte studiuar mirë ndeshjet e mia.

Si t’u duk skuadra dhe sa mendon se mund të përshtatesh?
Unë isha në stadium dhe pashë ndeshjen kundër Club Bruge, ndërsa besoj se me shumë punë dhe me pak fat, mund të arrij shumë. Ishte një kampionat me një nivel shumë të lartë fizik, por që linte edhe shumë hapësira, gjë që nuk ndodh në Superiore, pasi skuadrat ngjeshen më shumë.

Shokët ju kanë ngacmuar, duke thënë se Luftëtari do shkojë në Europë dhe do përballet me Anderlechtin…
Anderlechti do të luajë në Champions edicionin e ardhshëm, ndaj Luftëtari nuk do ta ketë këtë mundësi (qesh)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...