Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

A vlen 110 milionë euro? Ja si përgjigjet Icardi

Mauro Icardi është rikthyer më i fortë se kurrë pas dëmtimit dhe dje në ‘Marassi’ tregoi edhe njëherë se në zonën kundërshtare nuk ka rival, pasi arriti të dërgojë plot 4 herë topin në rrjetë.

Të gjithë prisnin që sulmuesi të shënonte golin e tij të 100-ë në Serinë A, por argjentinasi tejkaloi pritshmëritë dhe shënoi edhe golin e 100-ë me fanellën zikaltër.

Prej kohësh Icardi ka zgjuar interesin e shumë klubeve, me Realin e Madridit në krye, ndërsa drejtuesit e Interit janë vënë në lëvizje për të rinovuar kontratën aktuale me kapitenin, klauzola e të cilës është 110 milionë euro.

“Për rinovimin duhet të pyesni drejtuesit, pasi ata e dinë fare mirë se çfarë dua unë. Jam tifoz me Interin dhe dua të fitoj me fanellën zikaltër, por nuk jam Francesco Totti. 110 milionë janë pak? Ndoshta po, por unë dua të rri gjatë këtu dhe të fitoj me fanellën e Interit, ndaj nuk dua të mendoj për vlerën e klauzolës”, tha Icardi.

Sulmuesi argjentinas tregoi se Massimo Moratti ishte i pari që e vlerësoi, duke e sjellë në Milano kur ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa tha se është i aftë të bëjë kapitenin te Interi.

“Moratti besoi shumë te unë, duke më sjellë te Interi kur isha vetëm 19 vjeç dhe sapo kisha shënuar golat e parë në Serinë A. Të vesh fanellën zikaltër është një kënaqësi, ndërsa të mbaj edhe shiritin e kapitenit, është përgjegjësi dhe motivim akoma më i madh. Mendoj se kam personalitetin e duhur për të bërë kapitenin, por mbi të gjitha, më ndihmon fakti që jam zikaltër”, u shpreh sulmuesi i Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...