Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

A do të mundet Tottenhami të thyejë mitin “City”?

Premier League shpreson që Tottenhami të shpëtojë sezonin në Angli. Arsyeja është shumë e thjeshtë, londinezët vizitojnë të shtunën stadiumin e Manchester City-t për t’i vendosur shkopinj nën rrota makinës perfekte të Pep Guardiolës, që do të prezantohet në fushë me rekordin historik të 15 fitoreve rresht. “Citizens” janë thjesht të papërmbajtshëm, por nëse ka një ekip që për stil loje i përngjan dhe mund ta frenojë ai është Tottenham. “The Spurs” tashmë jashtë garës për titullin synojnë të mos lëshojnë terren në betejën për vendin e katërt, por larg shtëpisë së tyre djemtë e Maurizio Pochetinos kanë regjistruar rezultate vërtet zhgënjyese, sepse në 17 takimet e fundit ndaj 6 të parave në klasifikim, në transfertë kanë fituar vetëm një herë dhe ky është një problem i vërtetë. 18 pikë diferencë mes dy skuadrave në po kaq javë janë një tregues i qartë se Pep Guardiola, krahasuar me kolegun Pochettino, ka ndërtuar një makinë të pamëshirshme, gati-gati të pandalshme. Tottenhami më shumë se diferencën e pikëve, duhet të kërkojë të ngushtojë handikapin në mënyrën e të sjellurit në fushën e lojës. Wanyama, që mungonte që prej muajit gusht për shkak të një dëmtimi të rëndë, është rikthimi më i bujshëm në mesfushën e Tottenhamit, që do t’i shtojë muskujt e munguar këtij reparti për t’i bërë ballë klasit të De Bruyne apo volumit të Fernandinhos, ndërsa për Kyle Walker, që u bashkua në verë me “Citizens” do të jetë një sfidë e veçantë ajo ndaj ish skuadrës së tij. Në krahun tjetër, Manchester City vjen në një moment ideal dhe në rast të një tjetër hapi përpara, atëherë Premier League do të ishte thjesht një formalitet. Brenda pak ditëve, kryesuesit e kampionatit do të testojnë forcat me një tjetër superfuqi të Anglisë, pas suksesit në derbi, për të kompletuar pjesën më të madhe të xhiros së parë. Një skuadër e ngjashme me Barcelonën e Guardiolës, por ende për t’u konfirmuar. Zgjedhjet për trajnerin katalanas janë të shumta në çdo repart, por ndoshta këtë herë do të jetë radha e Sergio Agueros në vend të Gabriel Jesus. Pochettino ashtu si Guardiola është një perfeksionist, por për momentin rezultatet po i japin të drejtë spanjollit, që falë milionave të sheikut Mansour arrin të tregojë muskujt në sezonin e tij të dytë me “Citizens”. Në këtë aspekt, përballja e 18-të sezonale e skuadrës së tij me Tottenhamin më shumë se një duel titanësh do të jetë një ndeshje shahu, sepse Tottenhami është aty, gjithmonë i gatshëm të shkaktojë dëme dhe këtë herë objektivi është i qartë, thyerja e mitit “Manchester City”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...